Rama: Meta e Berisha po tensionojnë situatën politike!

Kreu i Ps-së, Edi Rama iu përgjigj presidentit Ilir Meta dhe ish kryeministrit Sali Berisha, duke i cilësuar si tensionues të situatës politike në vend. Në një takim elektoral me mbështetës në njësinë 5 në Tiranë, Rama tha se ata duan ndasi mes votuesve. “Është Ilir Meta që çdo ditë vë fitila ngado dhe që po përdor gjithçka për ta destabilizuar fushatën, që ta destabilizojë Shqipërinë, sepse Ilir Meta e di shumë mirë se çfarë do të ndodhë në 25 prill, sepse Ilir Meta e di shumë mirë se votat në kuti për Partinë Socialiste do të pikojnë njësoj si ky shi mbi kokat tona. Dje nxori atje një dordolec, e nxori si viktimë të survejimit, një dordolec, dhe tregoi me demek faktet. Cilat ishin faktet?Faktet ishin ato që mua më bëjnë krenar që ne kemi drejtues si Blendi Gonxhja, të cilët nuk bëjnë sikur nuk shohin apo sikur nuk dëgjojnë kur ju vjen një mesazh me një shqetësim nga dikush, të cilët u thonë atyre që ankohen për një hall apo për një tjetër, s’ke nevojë të paguash para se unë jam këtu për ty, të cilët ju ofrojnë ndihmë dhe mbështetje”.
Zoti Rama premtoi se ligji i pare që do të kalojë në parlamentin që do dale pas 25 prillit, do të jetë ligji i fëmijëve të republikes; për të gjithe ata femijë që kanë humbur prindin në krye të detyrës.”Do të jetë ligji për fëmijët e republikës. Fëmijët e republikës janë të gjithë ata të cilët kanë humbur prindërit, babain ose nënën, për shkak të detyrës apo për shkak të një shërbimi të madh ndaj të tjerëve. Dhe republika duhet dhe do të kujdeset posaçërisht për këta fëmijë. Është koha që çdo shumicë qeverisëse ta ngarkojmë me barrën e prindit për këta fëmijë të republikës, të cilëve prindërit nuk ua kthejmë dot, por për të cilët ne duhet të kujdesemi nga moment i parë i humbjes së prindit, deri në momentin kur ata dalin në jetë, për t’ju dhënë të gjitha mundësitë e shkollimit, të edukimit dhe të një jete ku ata të jenë krenarë, për prindin e tyre, jo thjesht për gjestin”.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, e cilësoi pa asnje lidhje politike, plagosjen e një aktivisti të PD-së në Kavajë mbrëmjen e së hënës. Autori jo vetëm që nuk ka lidhje me Partinë Socialiste, apo me fushatën tonë, por përkundrazi është një militant i Partisë Demokratike, në një sherr për arsye që nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Ngjarja është e patolerueshme, që autori duhet çuar menjëherë përpara drejtësisë dhe që Lulëzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen. Ndërkohë që Ilir Meta duhet ta ndalë fushatën e tij idioteske, të tensionimit të situatës”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




