Rama: Meta një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat për presidentin Ilir Meta se po bën fushatë për LSI-në. Në një deklaratë për mediat pasi u mbyll mbledhja e shtabit elektoral të PS, duke e konsideruar ilegale veprimtarinë e presidentit, zoti Rama shprehur bindjen se më 25 Prill presidenti Meta do të marrë ndëshkimin e merituar nga qytetarët. “Nuk ka nevojë për komente, veprimtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës, një president që bën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale, që e ka vënë Presidencën në dispozicion të LSI dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën nuk ka nevojë ta komentojë unë, se të gjithë e shohin dhe e ndjejnë dhe të gjithë do e dënojnë në 25 prill”, tha kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




