Rama nderon me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike Kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, kryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë Markus Soder është nderuar me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike për “Mbështetjen e veçantë të treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Medaljen ia ka akorduar vetë kryeministri Edi Rama në pritjen e organizuar për nder të kryeministrit të Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Soder.
Në videon e publikuar nga vetë kreu i qeverisë në rrjetin e tij social Facebook, Edi Rama ka shpjeguar edhe motivin e dhënies së medaljes.
“Për “Mbështetjen e veçantë të treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. duke mos kursyer asnjë përpjekje për të konsoliduar proceset integruese; për kontributin dhe përkushtimin në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”, është shprehur Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




