Rama për 21 Janarin dhe Gërdecin: Fajtorët e vërtetë dëshmojnë akoma dhunë mes njëri-tjetrit!

Kryeministri socialist Edi Rama ka akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD Lulzim Basha si fajtorët e vërtetë në lidhje me vrasjen e katër qytetarëve në protestat antiqeveritare të 21 janarit 2011. “Pash sot provokatorë që flasin nga maja e shkallës apo nga prapa bravës se fajin për vrasjen e 21 janarit e kam unë se i thirra në protestë njerëzit, por nëse nuk ndalemi te ato që kanë shkrepur këmbëzën e armës s’kemi si e gjejmë fajtorin” tha ai të premten gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook. “Fajtorët e vërtetë dëshmojnë akoma dhunë mes njëri-tjetrit!” tha zoti Rama duke ju referuar zhvillimeve të fundit brenda PD veçmas përplasjes mes ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD Lulzim Basha.
Zoti Rama tha se PS e ka shlyer përgjegjësinë ndaj viktimave pasi kanë hedhur gurët e themelit për Reformën në Drejtësi që përgojohet nga pala tjetër.
“Ne e kemi shlyer pjesën e detyrimit që na takon për dëshmorët e 21 janarit dhe këtu e kam fjalën për Reformën në Drejtësi … që është guri i themelit në këto 100 vite ku drejtësia ka qenë një gurë në duart e pushtetit ose kandarin e pazarllëqëve” tha zoti Rama. “Vettingu vazhdon, por llumi nuk mbaron” tha kryeministri socialist.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




