Rama për “Die Press”: Rusia kërcënim potencial për rajonin, anëtarësimi i Shqipërisë në BE kërkon vite

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin rus në rajon. Në një intervistë për Die Presse, kreu i qeverisë ka deklaruar se Rusia është një kërcënim potencial për rajonin, ndërsa theksoi se Shqipëria do të gjithçka që të mbajë larg çdo kërcënim të mundshëm.
Rama theksoi se nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë pasi sipas tij qeveria serbe dhe presidenti Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Më tej, kreu i qeverisë u shpreh se Shqipërisë i duhen ende vite për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Kryeministër, sa e kërcënon lufta në Ukrainë stabilitetin dhe paqen në Ballkan?
Edi Rama: Ai është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Sepse në pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka një ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Srpska në Bosnje-Hercegovinë.
Çfarë do të thotë kjo për politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë?
Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur kërcënimin e mundshëm jashtë Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë. Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi tashmë ka votuar tre herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Është gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




