Rama publikon kandidatët në 12 qarqet, ja ku kandidojnë Najada Çomo dhe Luljeta Bozo

Kryesocialisti Edi Rama, ka publikuar një pjesë të listave të vendeve të para të kandidatëve socialistë. Për Shkodrën ai bëri të ditur se do të jetë Edona Bilali në vendin e parë në Shkodër, një profesoreshë e këtij qyteti. Zoti Rama theksoi se “i gjithë rrjeti i biznesit në Shkodër e njeh se punon me ta”.
Në Vlorë është emri i Pranvera Resulajt. “Ajo është një kandidate e mbështetur me shumë këmbëngulje nga i gjithë komuniteti. Ajo ka qenë drejtoreshë e Tatimeve në Vlorë”, tha Rama.
Më tutje është Greta Duraku që do të jenë në vendin e parë në Kukës. “Ajo është angazhuar prej vitesh në sektorin privat, menaxhere dhe duke qenë se është paraqitur në platformën tonë të deputetëve që duam dhe performanca e saj ka qenë shumë pozitive”.
Emër tjetër është Eni Zake në Korçë, administratore e universitetit të Korçës, anëtare e këshillit bashkiak. Emigranti Lavdrim Krashi është vendi i parë në qarkun e Dibrës.
Hatixhe Konomi në Berat është kandidatja tjetër e PS-së, një prurje e re. Aktualisht është nënkryetare e bashkisë në Berat.
Në dy listat e para, Najada Çomo dhe Luljeta Bozo, janë dy gratë që do udhëheqin listën e Tiranës. “Këto nuk i ndaja dot se janë të dyja për vendin e parë. Janë dy profesioniste fantastike. Këto prurje të reja u jep mundësi pensionisteve dhe pensionisteve, gjysheve dhe gjyshërve të përfaqësohen në Parlament”, tha Rama.
lajmi në përditësim
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




