Rama reagon ndaj kritikëve të paketës fiskale: Nesër miratohet buxheti historik mbi 10 mld euro

Ekonomi | 21 minuta më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke iu adresuar kritikëve të masave të reja fiskale që pritet të shoqërojnë projektbuxhetin e vitit 2027.

Në reagimin e tij në rrjetin social ‘X’ , Rama shkruan se pavarësisht diskutimeve të shumta mbi qëndrimet mbi masat e reja fiskale, “nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit”.

Rama i cilëson këto kritika si spekulime të bazuara në “dokumente pune të dalë gjysma-gjysma” dhe i fton kritikët të vazhdojnë diskutimet e tyre, duke theksuar se nesër qeveria do të miratojë zyrtarisht buxhetin e vitit 2027, i cili, sipas tij, është i pari në historinë e Shqipërisë që kalon pragun e 10 miliardë eurove ,  së bashku me “paketën më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”.

“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumente pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan kryeministri Rama.


/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme