Rama: Synojmë deri 88 mandate si objektiv bazë dhe maksimal

Kryeministri Edi Rama, ka bërë publik objektivat e PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kreu i qeverisë tha se PS synon minimalisht rezultatin e zgjedhjeve të kaluara.
“Objektivi minimal është rezultati i zgjedhjeve të shkuara. Ne kemi objektiv bazë të arrijmë 78 mandate dhe objektiv maksimal 88 mandate, jemi bazuar në analiza”, tha kreu i qeverisë.
Në Shkodër objektivi bazë 4, objektivi maksimal pesë mandate
Në Lezhë objektivi bazë 3 mandate, 4 mandate
Dibër, objektivi bazë dhe objektivi maksimal 3 mandate
Kukës, objektivi bazë dhe objektivi maksimal 2 mandate
Durrës, objektivi bazë 8 mandate, objektivi maksimal 9 mandate
Tiranë, objektivi bazë 19 mandate, objektivi maksimal 20 mandate
Elbasan, objektivi bazë 8 mandate, objektivi maksimal 9 mandate
Fier, objektivi bazë 10 mandate, objektivi maksimal 11 mandate
Berat, objektivi bazë 5 mandate, objektivi maksimal 6 mandate
Korçë, objektivi bazë 6 mandate, objektivi maksimal 7 mandate
Vlorë, objektivi bazë 8 mandate, objektivi maksimal 9 mandate
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




