Rama takon arkitektin me famë botërore, Kengo Kuma, i cili do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi të premten një takim me një prej personaliteteve më të njohura të arkitekturës botërore, Kengo Kuma. Rama publikoi edhe një foto nga takimi me Kuman, ndërsa informoi se ai do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri.
“Rrallë qëllon të jesh me aq fat sa brenda 24 orëve të takosh dy maestro të kalibrit të lartë, si kolosi i arkitekturës botërore, Kengo Kuma, i cili do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu zhvilloi një takim edhe me skulptorin shqiptar Helidon Xhixha.
“I madhi Helidon Xhixha, të cilit nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, ku kaloi disa ditë pas ekspozitës mbresëlënëse të skulpturave të tij në Palazzo Reale, Milano”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




