Rama thirrje opozitës për bashkëpunim: “Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë!”

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri socialist Edi Rama ka përsëritur ftesën për bashkëpunim për opozitën, pavarësisht deklaratave të kreut të saj Lulzim Basha se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër zgjedhore, duke lënë të kuptohet mosnjohjen e tyre. “Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!” shkroi zoti Rama në rrjetet sociale.
Kreu i maxhorancës së majtë i cili do të drejtoje qeverinë edhe për katër vjet të tjera u shpreh se “Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme