Raporti i KE/ Varhelyi: Shqipëria ka bërë progres, ka luftuar krimin dhe korrupsionin

Politikë | 4 vite më parë

Komisioni Europian ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i cili dhe ka prezantur progress-raportin për Shqipërinë për vitin 2022 vlerësoi se vendi ynë ka bërë progress dhe ka dhënë rezultate positive duke luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Është vend i dytë me të cilin hapëm negociatat këtë vit. Ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate. Reforma në drejtësi dhe vetting që po vijon janë shembuj të një pune të mirë. Shqipëria ka luftuar krimin dhe korrupsionit.  Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropian për pushtimin rus të Ukrainës.

E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme.  Ne kemi thënë këtë gjë edhe vitin e kaluar por këto sfida janë të rëndësishme për ne. Angazhimi politik dhe konsensusi i të gjithë aktorëve politik dhe një administratë e pavarur dhe profesionale janë të domosdoshme për të vijuar më tej“, nënvizoi Varhelyi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme