Raporti i Kongresit: FBI ka marrë të dhënat e qytetarëve prej Bankës së Amerikës pa lejen e tyre

Botë | 3 vite më parë

Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Nënkomitetit të të Përzgjedhurve në Kongresin Amerikan ka konstatuar se Byroja Federale e Hetimit ka marrë nga Banka e Amerikës të dhënat financiare të amerikanëve pa kalur më parë një proces ligjor.

Sipas raportit bëhet fjalë se të dhënat janë marrë pas trazirave të 6 janarit 2021. Raporti që përmban këto pretendime ndaj FBI-së është bërë subjekt i një seance dëgjimore të komisionit që mbahet këtë të enjte.

“Bilbilfryrësi’ (sinjalizuesi) i FBI-së Garret O’Boyle dhe Stephen Friend, si dhe analisti në pension i Inteligjencës Mbikëqyrëse të FBI-së, George Hill i dha Komitetit të dhëna të detajuara mbi abuzimet e FBI-së ndaj lirive civile”, shkruhet në raport sipas mediave amerikane, raport i cili u publikua përpara seancës dëgjimore të së enjtes.

Gjithashtu në raport theksohet se ata që kishin blerë armë përmes transaksioneve të Bankës së Amerikës ishin në krye të listës së të dhënave të FBI-së.

“Pas ngjarjeve në Kapitol më 6 janar 2021, Banka e Amerikës (BoA) i dha zyrës së FBI-së në Uashington një listë të individëve që kishin bërë transaksione në zonën DC, Maryland, Virxhinia me një kredi të Bankës së Amerikës ose me karta debiti midis 5 janarit dhe 7 janarit 2021. Individët që kishin blerë më parë një armë zjarri përmes tranksaksioneve në Bankën e Amerikës ishin në krye të listës së të dhënave të ofruar për FBI-në”, shkruhet në raport, sipas mediave amerikane.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme