Rastet e diskriminimit- Referimet në zyrën e Komisionerit në Korçë

Diskriminimi për shkaqe të ndryshme është një fenomen i pranishëm në shoqërinë tonë dhe gjatë këtij viti, është rritur numri i rasteve referuar Komisionerit të mbrojtjes nga diskriminimi. Specialistja Etleva Tare bën me dije se janë mbi 20 raste të referuara gjatë këtij viti, kryesisht për diskriminim sa i takon punësimit, strehimit, aftësisë së kufizuar dhe arsimimit.
“Nëse marrim rastet më shqetësuese që ne kemi pasur ka qenë rasti i një individi që është hequr nga puna nga një institucion për shkak të bindjeve politike. Rastin e personave me aftësi të kufizuara që kanë pasur pretendim dhe për diskriminim për postën e Korçës ku atyre për çdo shërbim i mbahej një tarifë dhe përfitimi i bursës se fëmijëve të familjeve në nevojë”, tha specialistja Etleva Tare.
Në zyrën e komisionerit të mbrojtjes nga diskriminimi mund të depozitojnë ankesa të gjithë personat që ndjehen të diskriminuar dhe kërkojnë mbështetje apo zgjidhje për një problematikë të mundshme që mund të kenë dhe garantimin e dinjitetit njerëzor në mënyrë të barabartë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




