Ratifikimi i marrëveshjes IPA3, BE: Deri në 600 mln euro për të mbështetur reformat e Shqipërisë

Politikë | 4 vite më parë

Bashkimi Europian ka përshëndetur miratimin në Kuvend të ratifikimit të marrëveshjes financiare me Unionin në kuadër të IPA 3. Në një postim në Twitter, delegacioni i BE në Tiranë shkruan se përmes kësaj marrëveshje, BE do të mbështesë reformat e Shqipërisë në lidhje me procesin e zgjerimit, deri në 600 milionë euro.

“Lajm i mirë: Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen me Bashkimin Evropian për shtatë vitet e ardhshme të ndihmës financiare të BE-së, e cila do të mbështesë reformat e Shqipërisë në lidhje me procesin e zgjerimit, deri në 600 milionë euro”, shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë.

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann shkruan se ky ratifikim mundëson një paketë më të madhe ndihme për Shqipërinë në vitet në vijim si dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

“Ky ratifikim vazhdon partneritetin e fortë BE- Shqipëri , me një paketë të re dhe më të madhe ndihme për Qeverinë në procesin e zgjerimit në vitet në vijim si dhe përmirësimin e jetës së përditshme të popullit shqiptar”, shkruan në Twitter Hohmann.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme