RCEP, marrëveshje që nxit zhvillimin ekonomik

Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal ( RCEP), është marrëveshja më e madhe e tregtisë së lirë në botë, e cila përfshin gati një të tretën e popullsisë botërore dhe rreth 30 për qind të PBB-së globale, dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022. Kina e kreu ratifikimin e RCEP-it dhe ia dorezoi dokumentin Shoqatës së Kombeve të Azise Juglindore (ASEAN) ne prill,duke bërë gjithë pergatitjet e nevojëshme.
Pakti u mundëson anëtarëve të tij uljen e tarifave për një grup rregullash origjine. Një grup i përbashkët rregullash nënkupton më pak procedura dhe lëvizje më të lehtë të mallrave.
Nënshkruesit shpresojnë se ky bllok i tregtisë së lirë do të jetë një nxitje për ekonomitë e goditura nga pandemia në të gjithë rajonin, duke hequr gradualisht 90 për qind të tarifave mbi importet midis nënshkruesve, si dhe duke organizuar zinxhirë furnizimi me shumë vende dhe duke kodifikuar rregulla të reja të tregtisë elektronike .
Kina e ratifikoi RCEP-in në prill, e para midis shteteve jonënshkruese të ASEAN-it.
Ministria e Tregtisë theksoi se Kina mund të garantojë që detyrimi i uljes së taksave të përmbushet kur të hyjë në fuqi marrëveshja. Sipas kësaj ministrie, duke marrë parasysh rregullat e origjinës, doganat kanë hartuar masat e menaxhimit të origjinës të RCEP-it dhe masat e menaxhimit të eksportuesve në gjysmën e parë të vitit, të cilat do të shpallen dhe zbatohen njëkohësisht me zbatimin e marrëveshjes.
“Tani, të gjitha departamentet e përfshira në këto detyrime janë të gatshme të veprojnë sipas kontratës”, deklaroi ministria, duke shtuar se hyrja në fuqi e RCEP-it do të nxisë në mënyrë efektive integrimin ekonomik rajonal dhe rimëkëmbjen e rritjen ekonomike pas pandemisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




