Reali, Ancelotti: Nëse them atë që mendoj, më skualifikojnë

Spanjë | 3 vite më parë

“Ironia është mënyra e vetme që mund të përdorim për të komentuar ndeshjen e sotme. Nëse them atë që mendoj, do të më duhet të humbas shumë ndeshje”. Pas barazimit 1-1 në fushën e Sevillas, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti është i zemëruar me arbitrimin e De Burgos Bengoetxea.

“Gjëja që ka më shumë rëndësi për mua është të qëndroj ulur në stolin e Real Madridit, prandaj është më mirë të shmangim pezullimet dhe për këtë arsye të mos them atë që kam në mendje. Mendoni dhe përdorni ironinë. Mendoj se arbitri bëri një ndeshje të mirë, ai u përpoq të ruante shëndetin e lojtarëve”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme