Reali kërkon një mbrojtës, Varane drejt rikthimit në Madrid

Pas dëmtimit të Alabës, Reali i Madridit po kërkon që të përforcojë organikën me një mbrojtjës dhe sipas “AS”, gjigantët spanjollë po mendojnë seriozisht për rikthimin e Raphael Varane në “Bernabeu”.
Mbrojtësi francez nuk ka gjetur shumë hapësira dhe vazhdimësi këtë sezon te Manchester United, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Varane ishte një nga protagonistët e skuadrës në një nga periudhat më të sukseshme të Realit të Madridit, duke fituar 4 Champions League në 10 vitet që kaloi në kryeqytetin spanjoll (2011-2021).
Madrilenët kërkojnë garanci për prapavijën, prandaj një emër si Varane, që njeh shumë mirë skuadrën dhe ka eksperiencën e duhur, do të ishte përforcimi ideal për mbrojtjen e skuadrës së Ancelottit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




