Reali, rinovimi i Modric është zyrtar: nënshkroi deri në vitin

Tani është zyrtare: Luka Modric do të qëndrojë me Real Madrid edhe për një sezon. Mesfushori kroat, kontrata e të cilit ishte gati të skadonte, rinovoi me Blancos deri në vitin 2024. Lajmi ishte në ajër, pas vendimit të Modric për të refuzuar ofertën milionere të Al Hilal. Klubi saudit kishte gati 200 milionë në sezon, por Modric preferoi të qëndronte në Spanjë.
Klubi spanjoll njoftoi rinovimin zyrtar me një deklaratë në faqen e tij: “Real Madrid C.F. dhe Luka Modric kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën, e cila tani është e lidhur deri më 30 qershor 2024. Luka Modric i është bashkuar Real Madridit në 2012. Në njëmbëdhjetë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën tonë, ai luajti 488 ndeshje dhe fitoi 23 tituj: 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 3 tituj lige, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa spanjolle Modric ka fituar shumë çmime individuale në karrierën e tij si lojtar i Real Madridit, duke përfshirë Topin e Artë 2018, Çmimin e Lojtarit më të Mirë të FIFA-s 2018, Çmimin e Lojtarit të Vitit 2017/18 UEFA, dhe këtë sezon ai bëri pjesë në Kupën e Botës FIFA / FIFPro XI për herë të gjashtë në karrierën e tij”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




