Jesus Owono pezullohet për 12 ndeshje për shkak të përplasjes fatale me de Miguel

Spanjë | 11 minuta më parë

Jesus Owono është pezulluar për 12 ndeshje nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) pas përplasjes me Jesus de Miguel të hënën e kaluar.

Sulmuesi De Miguel ndërroi jetë një ditë më vonë si pasojë e asaj përplasjeje.

Raporti i ndeshjes për federatën, i cili zakonisht hartohet nga gjyqtarët, përmend një ndërhyrje të dhunshme në të cilën ai e mbajti këmbën lart në mënyrë të rrezikshme dhe përdori forcë të tepruar.

Dymbëdhjetë ndeshje është dënimi maksimal që një komitet disiplinor në Spanjë mund të japë për këtë lloj shkeljeje. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme