Reali, Zidane: Garë e bukur për titull, humbja e Barçës nuk

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Osasuna. Pesë javë nga fundi, është një sfidë katërsher për titullin, me Blancos dy pikë larg vendit të parë që mbahet nga Atlético. Real, që rrezikoi të kalohej nga Barcelona, por që u mund në ndeshjen e fundit, bëhet gati për të përballuar një skuadër si Osasuna.
“Humbja e tyre(Barcelonës) nuk do të ndryshojë asgjë. Ne nuk kontrollojmë ambientin përreth. Ne do të zbresim në fushën e lojës ekipin më të mirë për të fituar. Kemi pasur shumë ndryshime, shumë dëmtime, por e rëndësishme është që ata që janë të mund të garojnë. Freskia mendore ose fizike është e rëndësishme, por siç thashë gjëja më e rëndësishme është që ne të dimë se çfarë të bëjmë me topin. Është mirë të dish se janë katër skuadra që mund të fitojnë kampionatin”, ka deklaruar Zidane.
“Nuk është e lehtë të menaxhosh një skuadër si Real Madrid, sepse të gjithë komentojnë. Është një vit disi i çuditshëm në gjithçka dhe për gjithçka. Por mbi të gjitha përgatitja është thelbësore dhe ne nuk kishim ndonjë përgatitje dhe atëherë ishte shumë e komplikuar. Nëse nuk përgatiteni në kohën e duhur, këto gjëra (dëmtimet zinxhir që goditën ekipin, etj.)ndodhin. Ne duhet të menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




