Reforma zgjedhore me ndërmjetësimin e ambasadorëve, Rama: Kjo do jetë hera e fundit

Duke folur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh i prerë se kjo ishte hera e fundit që u desh ndërhyrja e ambasadorëve për të arritur marrëveshjen për reformën zgjedhore dhe se ka ardhur momenti që politika shqiptare t’i zgjidhë vetë problemet e veta. “Kjo do të jetë e fundit dhe miqtë tanë, partnerët tanë të pacmueshëm nuk duhet të ndjehen më në këtë pozitë ashtu sikundër dhe populli nuk ka pse të shohë nga dyert e ambasadave për arsye se palët nuk janë në gjendje të ndajnë çfarë është e ndarë dhe çfarë është e përbashkët. Nuk është sekret që me presidentin kemi çështje të hapura por patjetër që mund të takoheshim tek Presidenti i Republikës, krymuftiu i Tiranës, baba Mondi, mund të shkojmë dhe tek protestantët të gjenim një fushë nga pikëpamja fetare. Nuk mund të bëjmë më dialog e marrëveshje nëpër ambasada, kjo do të jetë e fundit dhe për sa më takon mua kjo është e fundit. Çështje që ne na takojnë ti zgjidhim vetë, nëse vërtet jemi seriozë e të sinqertë nuk mundet më sikur nuk jemi të njëjtët kur vjen puna për ti zgjidhur çështjet bashkarisht”, tha kryeministri në konferencën për gazetarët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




