Reforma zgjedhore – Oerd Bylykbashi thirrje mazhorancës për konsensus

Kodi i ri zgjedhor bazuar në rekomandimet e OSBE-ODH-IR do të jetë një nga kauzat kryesore në Kuvend, të deputetëve mbështetës së ish-Kryeministrit Sali Berisha si edhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar demokrat Gazment Bardhi.
Oerd Bylykbashi, i cili propozohet nga këta deputetë si bashkëkryetar i opozitës në këtë komision në vend të Enkelejd Alibejat, i bëri thirrje shumicës të reflektojë, për të miratuar një reformë sa më konsesuale mes palëve dhe jo një reformë të njëanshme, sikundër mund të ketë bashkëpunimi i pritshëm, sipas tij i mazhorancës me deputetët e Lulzim Bashës.
Bylykbashi thekson se krahas reformës zgjedhore, opozita do të këmbëngulë për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
Ligji i miratuar me votat e mazhorancës për këto komisione, sipas Bylykbashit, i heq opozitës të drejtën e hetimit.
Këto deklarata Bylykbashi i bëri në interes të mediave, gjatë një tryeze në selinë blu, ku u mor në analizë pasojat e shkaktuara në vend sipas panelistëve, nga keqqeverisja.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




