Reforma zgjedhore, zbardhet varianti përfundimtar i draftit të PS-së: Depolitizim të komisioneve zgjedhore, diaspora të votojë

Politikë | 3 vite më parë

Partia Socialiste ka hartuar draftin në variantin përfundimtar mbi propozimet për ndryshimet në ligjin zgjedhjeve, draft të cilin e ka siguruar edhe RTSH.

Sipas këtij varianti emigrantët mund të votojnë me postë, ndërsa komisionet e qendrave të votimit të përbëhen nga 3 anëtarë dhe jo 7 sa kanë aktualisht.

“Vota e shtetasve me banim jashtë vendit do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqipëri votuesi.

Numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit do të bëhet në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ-në më të pare për qarkun respektiv.  

Votimi nga jashtë vendit të bëhet nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit”, thuhet në draftin e hartuar nga Partia Socialiste mbi propozimet për ndryshimet në ligjin zgjedhor, ku përfshihet edhe e drejta dhe mënyra e votimit të emigrantëve.

Gjithashtu, bëhet e ditur se socialistet janë gati të lëvizin pragun zgjedhor edhe për t’u krijuar mundësi kandidatëve të pavarur.

“Rishikimi i pragut të kërkuar nga Kodi Zgjedhor për mbështetjen nga zgjedhësit të bëhet në përputhje me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim”, theksohet në një pikë tjetër të draftit të cilin mund ta lexoni të plotë si më poshtë:

Final – Platforma Zgjedhore Ps by Rtsh Faqe on Scribd

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme