Refuzimi i Kurtit për ta takuar, Rama: Kam shpresë që s’ka harruar Kanunin, kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera

Politikë | 3 vite më parë

Nga Maqedonia e Veriut, ku zhvilloi vizitën e parë në kuadër të turit të tij ballkanik, kryeministri Edi Rama tha edhe njëherë se shpreson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ketë ndryshuar mendim në lidhje me zhvillimin e një takimi mes tyre.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski Rama tha se shpreson që Kurti “të mos e ketë harruar Kanunin” në lidhje me detyrimet për mikpritjen.

“Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, tha Rama.

Pas Maqedonisë së Veriut, Rama do të ndalet në Kosovë, ku do të zhvillojë një takim me Presidenten Vjosa Osmani, ndërsa mbete ende pa konfirmuar takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Kujtojmë se të mërkurën (5 korrik) Kurti kërkoi mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve, që u anulua pak javë më parë, duke theksuar se në të kundërt nuk do të ketë më takime të tjera mes tij dhe Ramës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme