Rekord të infektuarish në Greqi, 10 persona humbin jetën

Greqi | 6 vite më parë

Në Greqi janë shënuar 790 raste të reja me koronavirus, një rekord i ri në shtetin fqinj. Ndërkohë 10 persona e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 574. Në 24 orët e fundit janë shëruar 272 pacientë. Rajoni me më shumë të infektuar në 24 orët e fundit ishte Atikës me 227, ndjekur nga Selaniku me 181. Aktualisht në intubim po trajtohen 84 qytetarë, ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 65-vjeç. Shumica e tyre janë burra dhe të moshës 70 vjeç e lart. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme