Rënia e Murit të Berlinit, ministri Hasani: Ngjarje përcaktuese edhe për Shqipërinë!

Europë | 3 vite më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka kujtuar rënien e Murit të Berlinit, një ngjarje që ndryshoi historinë e Europës dhe Botës.

Sipas Hasanit, rënia e Murit të Berlinit ishte një ngjarje përcaktuese edhe për Shqipërinë.

“Rënia e Murit të Berlinit në 9 Nëntor 1989 ishte një pikë kthese historike dhe një ngjarje përcaktuese për një qytet, një komb, një kontinent dhe botën. Ishte gjithashtu një ngjarje përcaktuese për Shqipërinë – rrugën e saj me gjemba drejt lirisë dhe kthimit të pashmangshëm në Evropë”, shkruan Hasani.

“Kjo ditë do të na kujtojë përgjithmonë fuqinë kolektive të njerëzve të zakonshëm, të shkuarën që nuk duhet ta harrojmë asnjëherë për të mos e përsëritur më kurrë, dhe të ardhmen e vlerat për të cilat nuk duhet të ndalojmë kurrë së luftuari”, thekson Hasani.

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme