Rifillojnë fluturimet Libi-Itali/ 10 vite më parë, u ndaluan fluturimet nga Tripoli drejt BE-s

Botë | 3 vite më parë

Një avion u nis të shtunën nga kryeqyteti i Libisë, Tripoli drejt Romës, duke shënuar kështu rifillimin e fluturimeve drejt Italisë pas gati një dekade pezullimi për shkak të një ndalese europiane.

Në vitin 2014, Bashkimi Europian ndaloi fluturimet e linjave ajrore të Libisë dhe urdhëroi që avionë të tyre të mos hynin në hapësirën ajrore të shteteve anëtare, pasi vendi i Afrikës veriore degradoi në kaos pas rrëzimit nga pushteti dhe vdekjes së Muamar Gadafit.  Sipas qeverisë libane që njihet nga OKB, fluturimet rifilluan pas përpjekjeve intensive që ajo ndërmori për heqjen e ndalesës europiane ndaj aviacionit civil libian.

Italia bëhet kështu vendi i dytë europian pas Maltës që lejon që avionë nga Libia të hyjnë në territorin e tij. Ndalesa europiane u vendos pasi një koalicion i përbërë më së shumti nga milici islamike i quajtur “Fajr Libya” mori nën kontroll Tripolin pas luftimeve që shkaktuan dëme të rënda në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit. 

Qeveri të tjera që erdhën më pas në pushtet janë përpjekur për shumë kohë për heqjen e ndalesës europiane. Vendi ndërkohë vijon të jetë i ndarë mes dy administrative, njëra me seli në Tripoli, që mbështetet nga ndërkombëtaret, dhe tjetra me seli në lindje të Libisë dhe që mbështetet nga gjenerali Khalifa Haftar.

Gazetare E. Pepa

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme