Rikthehet Ermonela Jaho, sopranoja e njohur ofron mësime falas në TKOB

Kulturë | 3 vite më parë

Sara Pavloviq (o. Pavlovic) me origjinë nga Serbia dhe studente në një nga universitetet e Barcelonës ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’u bërë pjesë e masterklasit të sopranos me famë botërore, Ermonela Jaho, që po mbahet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Sara ka zgjedhur të paraqitet para sopranos me këngën “Senza Mamma” nga kompozitori Xhakomo Puçini (o. Giacomo Puccini).

”Kjo është hera ime e parë në Tiranë dhe jam shumë e lumtur që po studioj me sopranon Ermonela Jaho. Jam vërtet e lumtur. Dje ishte dita e parë e masterklasit dhe pata mundësi të studioj me të. Ermonela më dëgjoi të këndoja ‘Senza Mamma’ nga Puçini dhe më tha që ndjeu shpirtin ballkanik në zërin tim,” thotë Sara Pavloviq.

Sopranoja nuk e fshehu lumturinë që këtë herë numri i aplikuesve ishte i lartë dhe shtrihej në disa vende të ndryshme të Europës dhe rajonit.

”Edhe unë mësoj jashtë mase prej tyre, sepse kthehem studente dhe i kuptoj shumë edhe unë i kam hequr ato momente të vështira, dyshime, gjëra të paqarta që kanë dhe përpiqem që eksperiencën time ta jap duke bashkëpunuar së bashku,” thotë sopranoja.

Masterklasi do të zhvillohet falas për të gjithë pjesëmarrësit dhe do të zgjasë deri në datën 5 tetor.

Gazetare: K. Kule

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme