Rikthehet “Peza N’Fest23” më 16 shtator, lojërat, muzikë dhe argëtim për çdo grupmoshë

Tirana do të festojë 81-vjetorin e Konferencës së Pezës me një ngjarje të jashtëzakonshme, Peza N’Fest23, të organizuar në Pezë më 16 shtator. Kjo ditë-natë e mbushur me aktivitete artistiko-kulturore dhe sportive është kthyer tashmë në një traditë të dashur për të gjithë qytetarët.
Peza N’Fest23 premton të sjellë argëtim për çdo grupmoshë, me një gamë të gjerë aktivitetesh që do të organizohen gjatë ngjarjes. Në këtë festë të veçantë, vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në lojërat popullore dhe sportive, të shijojnë shfaqjet artistike me këngë dhe valle, të ndjekin emocionet e një shfaqje cirku si, dhe të eksplorojnë produkte autentike të zonës në panairin e organizuar.
Një përfshirje e veçantë do të jetë performanca e bandës së ushtrisë dhe muzika e Dj-ve të njohur, që do të krijojnë atmosferën e një feste të paharrueshme. Mbrëmja rezervon koncertin e grupeve më të njohur rock dhe këngëtarëve popullorë, që cili do të mbyllë festën në mënyrën më spektakolare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




