Rimbursimi i TVSH-së për biznesin, Denaj: 21.6 miliardë lekë në vitin 2020, synojmë automatizimin e procesit

Ekonomi | 6 vite më parë

Rimbursimi i TVSH-së është prioritet i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe synon autonatizimin e këtij procesi, njofton ATSH.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, u shpreh se “në vitin 2020 edhe pse një vit i vështirë pandemie nuk reshtëm së paguari rimbursimin e TVSH-së për biznesin. Janë rimbursuar 21,6 miliradë lekë gjatë vitit që lamë pas duke përmbushur detyrimet sipas kërkesave të paraqitura.”

Gjatë interpelances së zhvilluar sot me përfaqësues të bizneseve të interesuar mbi përmirësimin e shërbimeve dhe rimbursimin e TVSH-së, Denaj theksoi se “në vitin 2019 është rimbursur një shumë e konsiderueshme, 23.6 miliardë lekë dhe kemi ezauruar një problematikë të hershme tek të gjitha kompanitë e fasonerisë të eksportit që kanë pasur vonesa”.

Ministrja shpejgoi se ky proces ka tre komponentë; rimbursimi në kohë, rimbursimin në vlerë të plotë dhe procedurat në raport me kontrollin.

Sipas saj aplikimi fillimisht i rimbursimit me këste për kompanitë e mëdha dhe më pas sipas procedurës FITO (kush aplikon i pari i merr i pari  ka ndihmuar në ezaurimin plotësisht të kërkesave sipas metodës FITO.

“Synojmë që në qershor të këtij viti, e gjithë shuma e rimbursimit përfshirë edhe kompanitë e mëdha të jetë 0” – tha Denaj.

Ministrja u shpreh se “ky është një angazhim  që ne e ndërmorëm përpara se të goditeshim nga pandemia dhe të kishim kostot e konsiderueshme të lidhura me tërmetin, por kjo nuk do të thotë se qasja jonë do të jetë e larguar nga zerimi i rimbursimit të plotë të TVSH-së, përderisa marrëveshja me kompanitë, sipas ligjit, po vijon, të gjitha detyrimet që kemi nga eksportuesit, fasonerinë dhe biznesin shqiptar do t’i zbatojmë në kohë reale”.

Për sa i përket procedurave, Denaj tha se është përgjysmuar koha e kryerjes së rimbursimit, nga 170 ditë në 80 ditë dhe synojmë automatizimin e këtij procesi në fund të vitit 2021-2022. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme