Rinas/ Tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe, arrestohet 42-vjeçari

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se tentoi të trafikonte një armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Rasti është goditur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroport, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve.

Sipas Policisë, kontrollet janë kryer bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore. Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të një shtetasi shqiptar, me nënshtetësi britanike, i identifikuar me inicialet S. K., 42 vjeç, banues në Angli, është zbuluar një armë zjarri pistoletë së bashku me municion luftarak.

Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa 42-vjeçari është arrestuar në flagrancë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme