Rindërtimi, brenda shtatorit, gati lagjja e re në Fushë-Krujë

Ekonomi | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e rindërtimit në Fushë-Krujë, ku lagjja e re “Rilindja” po merr formë dita ditës, ndërkohë që në shtator mbyllet tërësisht kantieri i rindërtimit.

Kryeministri Rama vlerësoi cilësinë e punimeve dhe ritmin e tyre. “Gëzim i madh sa herë që vizitoj lagjen “Rilindja”, ku shtëpitë individuale dhe apartamentet po marrin formë dita – ditës që vjeshta t’i gjejë gati”, tha Kryeministri Rama.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj njoftoi sot se deri në shtator, në Fushë-Krujë mbarojnë shtëpitë individuale dhe ndërtesat kolektive. Pas goditjes që mori nga tërmeti, në Fushë-Krujë po ngrihet nga themelet një nga laget model të me infrastrukturë moderne dhe shërbime pranë banesave. “Kemi 124 shtëpi individuale dhe mbi 150 apartamente.  Sa i përket pallateve, deri në shtator, gjithë kantieri është mbyllur Të dyja lotët, edhe shtëpitë individuale, edhe apartament janë të mbyllura”, – u shpreh ministri Ahmetaj.

Pallatet do të kenë edhe një kat nëntokë për parkim, ndërsa katet e para do të jenë ambiente për shërbime e biznese. Nga ana tjetër, shtëpitë individuale janë pothuajse të përfunduara e tashmë janë në pritje për t’u marrë në dorëzim nga familjet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme