Rindërtimi/ Çfarë po ndodh me sigurimin e shtëpive?

Ekonomi | 6 vite më parë


Në një raport të fundit të saj, Banka Botërore vlerëson se përkundër përpjekjeve të autoriteteve shqiptare dhe mbështetjes nga donatorët, tregu i sigurimeve në Shqipëri vazhdon të mbetet shumë poshtë potencialeve të tij.

BB vlerëson se Shqipëria ka nevoja imediate për të zhvilluar produktet e sigurimet për shkak se ka ekspozim të lartë ndaj goditjes nga fatkeqësitë natyrore. Një analizë të plotë e bën edhe z. Edvin Libohova, i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, referuar edhe tërmetit të nëntorit të kaluar.

A ka kosto të papërbalueshme sigurimi i banesave individuale dhe si mund të zgjidhet ngërçi i krijuar që e rëndit Shqipërinë në vendin e fundit në rajon e më gjerë sa i përket sigurimit të banesave?

Referuar shifrave të Ministrisë së Rindërtimit shtëpitë individuale apo siç njihen ndryshe shtëpitë private që janë shembur apo po shëmben dita ditës llogaritet në 1,523 objekte. Durrësi është qyteti më shumë i prekur nga tërmeti, ku rezultojnë të dëmtuara më shumë  se 37 mijë banesa. Në Tiranë u dëmtuan mbi 35 mijë banesa. Qeveria ka miratuar një fond total në vlerën 8.3 miliardë lekë dhe ky gjithashtu ka filluar të zbatohet si program.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme