Rindërtohet shtëpia e At Gjergj Fishtës

Me rastin e 149 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqipe dhe rilindjes shqiptare, në fshatin Fishtë sot u inagurua rindërtimi i shtëpisë së tij. Gjithçka ishte iniciativë e Ministrisë së Kulturës për të sjellë një kujtim të kësaj figure të madhe kombëtare shqiptare.
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në cermonin e inagurimit, kujtoi kalvarin e jetës së poetit. “Fatkeqësisht për Fishtën gjërat nuk shkuan edhe aq mirë, as kur ndryshoi regjimi dhe emri i tij u mor dhe u përdor si këto dekoratat që shpërndahen sot, të cilat thuhet se janë për ata të cilëve u jepen, por janë thjesht dekorata për ata që i japin. Ia japin vetes për t’i dhënë një fuqi imagjinare mbi të tjerët” tha zoti Rama duke ironizuar presidentin Meta. “Kështu Fishta u fut në të gjitha gojët e çliruara të atyre që u sollën si përulësit e lirisë dhe demokracisë dhe në fakt, gurët e shtëpisë së tij u morën pikërisht kur emri i tij u kthye në skenë si një pikë referimi. Në 1991 kjo shtëpi u shpall monument kulture dhe në 1994-ën u shkatërrua” kujton kryeministri shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




