Rio Ferdinand: CR7? Van Nistelrooy i tha se duhej të shkonte

Ish-futbollisti dhe mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, i intervistuar nga BT Sports, kujtoi ditët e para të Cristiano Ronaldos te Manchester United: “Nuk u bë fenomen menjëherë, por kishte një aftësi të pabesueshme dhe i pëlqente të argëtojë publiku. I pëlqente të driblonte dhe për këtë ai shpesh qortohej në stërvitje. Mbaj mend një herë, në atë kohë te United ishte Van Nistelrooy, i cili ishte ylli, ai që shënonte të gjitha golat. Ronaldo kishte topin në krah, duke u përpjekur të driblonte ndërsa Ruud vrapoi drejt qendrës së zonës. Ronaldo nuk ia kaloi atij dhe Ruud u çmend, filloi të bërtiste: ‘ai duhet të shkojë në cirk, nuk duhet të jetë në fushë duke luajtur futboll’ dhe u largua nga fusha e stërvitjes. Ronaldo ishte i trishtuar dhe i zemëruar: ‘pse po më thua kështu?’.
“Ai ishte 18 ose 19 vjeç, një tjetër në vendin e ti do e kishte pësuar nga reagimi i ashpër dhe do të kishin humbur besimin te vetja. Të tjerët do të kishin vazhduar të bënin të njëjtat gjëra, por Ronaldo e dinte që në fund të fundit Ruud mund të kishte të drejtë dhe prandaj nga ai moment e tutje ishin statistikat dhe golat që u bënë të rëndësishëm për të. Gjërat që do ta bënin atë më të mirin në botë. Ne e ngacmonim dhe i thonim: ‘shiko, ti nuk je numri i vërtetë 7 këtu, ke Best dhe Beckham para teje’. Dhe shihej qartë se ai mendonte: ‘mirë, si mund t’i kapërcej ata?’.
“Sa i përket mënyrës së tij të të menduarit, unë nuk njoh një lojtar që është më i fortë, më i vendosur, pothuajse aq i fiksuar sa ai. Unë isha me fat që e pashë atë duke u rritur nga një djalosj në një burrënjeri, vendoste gjithçka në stërvitje. Ai ishte absolutisht i fiksuar për të fituar, dëshironte të fitonte ndeshje të vogla dhe gjithmonë të shënonte golin e fundit. Kur shkuam në një ceremony për të marrë disa çmime, e pyetën: ‘kush është më i miri?’ Dhe ai u përgjigj ‘Unë’. Ai ka një ego të rëndësishme, një natyrë obsesive dhe shumë krenari. Por ai arriti në Manchester kur ishte fëmijë dhe u largua kur ishte më i miri në botë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




