Rithemelimi protestë para Kuvendit, hidhen flakadanë e shashka. Tubimit i bashkohet edhe Gazmend Bardhi

Politikë | 3 vite më parë

Pas protestave poshtë dritares së Sali Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” këtë herë mbështetësit e tij dhe demokratët u mbledhën para Kuvendit. Duke hedhur flakadanë, shashka dhe fishekzjarrë në drejtim të Kuvendit, protesta nisi me disa incidente të vogla.

Protestuesve iu bashkuar edhe deputetë e përjashtuar të Rithemelimit por edhe të grupimit të Gazmend Bardhit.

Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës së thirrur nga Sali Berisha, i cili tha për mediat se “i bashkohet çdo proteste qytetare kundër regjimit autoritar të Edi Ramës”.

Disa nga deputetët që mbajtën fjalën para protestuesve ishin edhe Dash Sula, Ina Zhupa, Luan Baçi etj. Protestat janë një përshkallëzim i aksionit opozitar, që po e zhvillon si brenda dhe jashtë Kuvendit

Edhe pse seanca e Kuvendit u mbyll brenda pak minutash pasi deputetët e përjashtuar të opozitës nuk lejuar zhvillimin e saj, protestuesit vijuan për gati një orë e gjysmë protestën para Kuvendit ku kërkuan rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme