Ronaldo? Te Junajtid duhet të mbyllin gojën dhe ta dëgjojnë

Në Angli nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasim për Cristiano Ronaldon. Në rrjetet sociale, pas zemërimit të portugezit me menaxherin Rangnick për zëvendësimin në ndeshjen e fundit ndaj Brentfordit, të shumta ishin diskutimet mbi atë që ndodhi. Tashmë listës së gjatë të opinioneve i është shtuar edhe ai i Louis Saha-s, ish-sulmues i Mançester Junajtid mes viteve 2004 dhe 2008.
“Të tjerët duhet ta dëgjojnë dhe të heshtin. Nëse ka një lojtar që ka të drejtë të thotë fjalën e tij, ai është vetë Cristiano. Shumë prej këtyre të rinjve ende nuk kanë lënë gjurmë ose nuk kanë dëshmuar asgjë. Çfarë fituan? Nuk them ta konsiderojmë si Zot, por do të mbahet mend si një nga më të mirët në botë. Ai i thotë të gjitha këto gjëra për të ndihmuar shokët e tij të përmirësohen. Ai dëshiron të fitojë trofe dhe di si ta bëjë këtë, ndaj duhet të dëgjohet. Lojtarët duhet të përqendrohen në stërvitje, të përmirësohen javë pas jave duke qëndruar të përulur dhe duke punuar shumë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




