Rrëshqitjet e dheut në Venezuelë, gati 100 të vdekur, shumë të tjerë të zhdukur

Botë | 4 vite më parë

Gati 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që goditën qytetin Las Tejerias në Venezuelë.

“Ka ende një numër të madh të personave të zhdukur, fati i 56 personave nuk dihet. Do të arrijmë rreth njëqind viktima në këtë tragjedi, në këtë fatkeqësi natyrore”, tha presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro.

Ekipet e shpëtimit që operojnë në Las Tejerias besojnë se tani nuk ka gjasa të gjejë të mbijetuar në qytetin me rreth 50,000 banorë.

Vendi po përballet me reshje jashtëzakonisht intensive që nga muaji shtator, që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Las Tejerias, i cili ndodhet në anë të një masivi malor, ku banojnë 50 mijë banorë.

Presidenti Nicolas Maduro, ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme