Rrëzuan nismat ligjore të opozitës, Çuçi: Kishin të bënin me objektin, ne na gjykon publiku

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në një prononcim për media jashtë Parlamentit, ka deklaruar se përpjekja e opozitës për mungesë dhe rivendosje të hapësirës kushtetuese brenda Parlamentit, është demagogji. Çuçi theksoi se opozita përsëriti në Kuvend skenat e 2 nëntorit, ndonëse në rend dite në seancë plenare ishin nismat e saj.
“U vërtetua që e gjithë përpjekja e opozitës për gjoja mungesë dhe rivendosje të hapësirës kushtetuese Brenda parlamentit është demagogji. Sot kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që ka ndërmarrë opozita brenda të drejtës së opozitës për të paraqitur nisma ligjore. Edhe për shqyrtimin e nismave të tyre ata përsëritën skenat.
Do kishim diskutuar. Qëllimi nuk është miratimi. Ne japim arsyet përse nuk duhen miratuar dhe ata japin arsyet e tyre përse duhen miratuar”, tha ai.
Çuçi u shpreh se arsyeja përse nuk u miratuan këto nisma ligjore, ka të bëjë me objektin.
“E kemi thënë që është e drejtë e padiskutueshme kushtetuese që ata të ngrejë komisione hetimore. Por e vetmja gjë që na bën të mos i miratojmë një komision parlamentar që ata kërkojnë, ka të bëjë me objektin. Vendimet vetëm njoftohen. Por njoftimi dhe tubimi do bëhet sipas kërkesave.
Në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal, propozime si nisma ligjvënëse nga opozita, ishte i qartë qëndrimi i relatores se a ka momente ku janë qëndrime parimore ku nuk jemi dakord dhe ka momente për bërjen e një kodi të ri penal. Ministria e Drejtësisë është drejt përfundimit të draftit të ri të kodit të ri penal, që do ketë dyfishin e neneve që ka sot Kodi Penal.
Ne kemi thënë atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese që e drejta për të kërkuar dhe ngritur komisione hetimore e opozitës nuk mund ta kthejë Parlamentin në një super organ. Ajo vlerësohet nëse në një moment të caktuar e cenon apo jo hetimin”, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




