Rritet çmimi i qepës, fermerët e Postribës e tregtojnë me shumicë 120 lekë kilogramin

Sociale | 3 vite më parë

Për shkak të prodhimit të dobët këtë vit, çmimi i qepës ka pësuar rritje që në këtë periudhë .

Fermeri Kujtim Plangaj nga fshati Boks në Njësinë Administrative Postribë  prej 30 vitesh merret me kultivimin e qepës.

Ai thotë se kultivimi i pakët këtë vit si dhe kushtet jo të përshtatshme të motit ka bërë që të ketë qepë më pak në treg nga zona e Postribës.

“Çmimi është i lartë, 104 lek për kilogram në tregun e pakicës dhe 120 lek në tregun e shumicës, arsyeja është mungesa e prodhimit”, thotë fermeri.

Fermeri është i kënaqur pasi prodhimi po tërhiqet shpejt nga tregtarët e shumicës.

“Nuk e dimë nëse do ta përballojmë edhe këtë sepse nuk ka prodhim, ka mungesë vetëm nëse do të ketë qepë nga eksporti”, shprehet fermer Kujtim Plangaj.

Zona e Postribës në bashkinë e Shkodrës njihet si një ndër zonat me prodhimtari të lartë bujqësore. Por qepa është kultura e cila kultivohet për mbi 200 vjet në këtë zonë. Pothuajse shumica e banorëve këtu merren me kultivimin e saj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme