Rritet interesi për librin/ Të rinjtë në Shkodër me dëshirë për të lexuar

Sociale | 3 vite më parë

Interesi për të lexuar ka pësuar rritje kohët e fundit. Punonjësit e librarive në Shkodër tregojnë se krahas lexuesve të rregullt të rinjtë po shfaqin interes për të lexuar ndërsa zhanret më të pëlqyera janë artistikë dhe historik.

“Kohët e fundit, sidomos studentët e rinia po marrin libra e po lexojnë vazhdimisht. Botimet e Kadares, janë ndër librat më të shitura”, tha librashitësi.

Ndërkohë edhe në bibliotekën publike të “Marin Barleti” paraqitet çdo ditë një numër i lartë qytetarësh për të huazuar libra apo për të përdorur ambjentet e saj për të lexuar.

Pasurimi i vazhdueshëm i bibliotekës me libra të rinj është një ndër arsyet e rritjes së numrit të lexuesve.

Gazetare: L. Kadija

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme