Rritet numri i lindjeve në Korçë – Vetëm në muajin janar 106 lindje

Sociale | 3 vite më parë

Rritet numri i lindjeve në maternitetin e Korçës. Ndryshe nga vitet e tjera ky fillim viti duket i mbarë për maternitetin e qytetit juglindor. Këtë fakt e pohon shefi i shërbimit në maternitetin e Korçës Mishel Papakozma i cili ka bërë me dije se vetëm gjatë muajit janar ka pasur 106 lindje, ndërkohë që janari i vitit të kaluar ka pasur vetëm 43 lindje. Po ashtu sipas tij në dy vitet e fundit numri i lindjeve në Korçë ka qenë i njëjtë, çka tregon se nuk kemi ulje të numrit të lindjeve.

“Në krahasim me 2022-2023 lindjet janë njëlloj, 745 lindje në vitet 2022-2023. Në fillimin e këtij vitit vetëm në janar janë 106 lindje dhe vëmë re një rritje të lindjeve”, tha Mishel Papakozma.

Nga ana tjetër Papakozma është shprehur se edhe numri i aborteve për vitin 2023 është pothuajse i njëjtë me atë të vitit 2022.

Ndryshe nga materniteti i Korçës, në spitalet bashkiakë të juglindjes së vendit, numri i lindjes ka qenë më i vogël krahasuar me vitet e mëparshme.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme