Rritja e çmimit të karburanteve ministrja Ibrahimaj: Tregu është i lirë, nuk ndërhyjmë për luhatje të përkohshme!

Ekonomi | 5 vite më parë

Qeveria shqiptare duket se është e vendosur të mos ndërhyjë në rritjen e çmimit të karburanteve. Kjo pasi rritja e çmimeve në tregun ndërkombëtar është reflektuar edhe në Shqipëri. Aktualisht çmimi i një litri karburant po shkon drejt 200 lekëve.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e pyetur nëse qeveria do të ndërhyjë qoftë edhe me reduktim taksash që kjo rritje të mos rëndojë qytetarët, tha se politikat shtetërore nuk bëhen duke u ndikuar nga luhatje të përkohshme të çmimeve.

Europa dhe bota po përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimeve të energjisë, gazit, hidrokarbureve apo drithërave, të cilat kanë prekur edhe konsumatorët shqiptarë. Po rritja e çmimit të karburanteve pritet të japi një reaksion zinxhir në rritjen e të gjitha çmimeve.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme