Rritja e çmimit të patentave, ekspertët: Pak ndikim në sigurinë rrugore

Sociale | 4 vite më parë

Një marrëveshje e nënshkruar mes Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Autoshkollave, që pritet të sjellë rritje të çmimit të pajisjes me leje drejtimi, për ekspertët e sigurisë rrugore nuk konsiderohet efektiv.

“Ndikimi I çmimit në raport me sigurinë rrugore është I vogël, por këto me këtë marrëveshje janë përpjekur të japin një impakt. Rritja e çmimit duhet të ishte në përputhje me të ardhurat që kemi, pasi është e shtrenjtë për nivelin tonë të pagave”, tha Sulçe.

Në një intervistë të dhënë për Radio Televizonin Shqiptar, Artur Sulçe, kreu i  Shoqatës së Eksperteve, Rikonstruksionistëve dhe Vlerësuesve të Dëmeve në Aksidente Rrugore thotë se, formalizimi i Autoshkollave është një proces që i përket autoriteteve tatimore, jo i entit kontrollues të Autoshkollave.

Lidhur me punën më efektive të Autoshkollave, që përgatisin drejtuesit e rinj të automjeteve, Sulçe jep dhe propozim konkret.

 “Me rritjen e çmimit të karburanteve duhet që autoshkollat për 100 litra naftë të paguajnë 80 litra. Pra të jepet paketa e ndihmër për çmimet e larta të karburanteve”, tha Sulçe

Pritet që me vënien në zbatim të kësaj marrëveshje, nëse ministria e linjës do ta kalojë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pritet të ndryshojnë tarifat për njohuritë teorike dhe praktike të marrjes së patentës të kategorive A,B,C dhe D, të cilat pritet të jenë 2 deri 4 herë më të shtrenjta se aktualet.

Marreveshja Tatime Transpor… by Rtsh Faqe

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme