Rritja e qirasë për banesat sociale – Qytetarët në Korçë dalin në protestë

Sociale | 2 vite më parë

Rritja e qirasë për banesat sociale të cilat jepen nga bashkia për familjet në nevojë ka bërë që të mblidhen sot përpara bashkisë dhjetëra banorë të cilët kanë kërkuar që niveli i qirasë të mbetet i pandryshuar pasi pjesa më e madhe kanë të ardhura minimale e nuk e përballojnë dot këtë rritje.

Sipas tyre janë mbi 90 familje që po përballen me këtë situatë të vështirë ku vetëm 20% e tyre janë të punësuar.

Mirela Balli, Drejtore e Strehimit Social dhe Menaxhimit të Banesave Sociale bëri me dije se banorët kanë kontrata 1 vjeçare me bashkinë dhe rritja e përvitshme është e parashikuar në nenin 3 të saj

“Është bërë indeksimi i qerasë në bazë të rritjes së çmimeve, një e dhënë që ne e marrim nga INSTAT” u shpreh Mirela Balli, Drejtore e Strehimit Social dhe Menaxhimit të Banesave Sociale.

Vlerat e qirasë mujore se banesave sociale u rritën për 700 lekë të reja për garsoniere, 1300 lek për apartamente 1+1 dhe 1600 lek për apartamente 2+1.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme