Rritje dramatike e të infektuarve me koronavirus në Greqi, 8 të vdekur në 24 orët e fundit

Rajon | 6 vite më parë

Greqia regjistron një numër prej 667 infektimesh të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 250 u zbuluan në Athinë dhe 125 në Selanik. Shteti fqinj numëron 8 viktima në 24 orët e fundit duke e çuar në 528 numrin e përgjithshëm të tyre qëë nga nisja e pandemisë.

Sa i përket situatës në spitale, 87 pacientë janë në intubim, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 260 të tjerë janë shëruar. Sipas autoriteteve helene, viktima e fundit kanë një moshë mesatare 79 vjeç dhe 96.2% e tyre kishin një sëmundje bashkëshoqëruese. Nga nisja e pandemisë Greqia numëron 26,469 të infektuar. /rtsh.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme