Rruga që zhvillon turizmin, çelet bujtina e parë në Sinicë të Devollit të Sipërm

Prej 10 vitesh ka punuar për të realizuar ëndrrën e tij, të ndërtonte një bujtinë në fshatin e tij të lindjes Sinicë.
Nuk është ndalur edhe pse mundësitë për të shkuar në këtë fshat të bukur të Devollit të Sipërm kanë qenë mjaft të kufizuara për shkak të mungesës së rrugës.
Me përpjekje e këmbëngulje ia doli. Dajlan Hysolli sot është biznesmeni i parë në Sinicë.
Sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten, djalin e vajzën punojnë në bujtinën e tyre, duke mirëpritur turistë e vizitorë që shtohen nga dita në ditë, edhe sepse tashmë mundësitë që ofron infrastruktura rrugore janë më të favorshme:
Ajo çka i tërheq më shumë klientët në këtë bujtinë janë prodhimet e freskëta të shtëpisë, si dhe gatimet tradicionale.
Dajlani dhe familja e tij janë duke punuar fort për të ndërtuar edhe disa dhoma në mënyrë që të ofrojnë edhe një mundësi më shumë për turistët e vizitorët që do të kenë dëshirë të ndalen në Sinicë për një fundjavë, në mënyrë që të shijojnë edhe më mirë bukuritë e kësaj zone:
Kjo bujtinë është shkëndija e parë për zhvillimin e turizmit në fshatin Sinicë.
Me rikonstruksionin e rrugës pritet edhe një hov më i madh në këtë drejtim, duke iu dhënë mundësi turistëve e vizitorëve të shijojnë vendet ende të paprekura të Devollit të Sipërm.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




