RTSH nga Këshilli i Sigurimit: Kryeministri Rama drejton mbledhjen më 20 shtator

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të drejtojë nesër takimin e Këshillit të Sigurimit. Temat kryesore të diskutimit janë siguria dhe paqja, gjithashtu një pikë kryesore e takimit do të jetë edhe situata në Ukrainë.

Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani, ka bërë me dije nga salla e Këshillit të Sigurimit (KS) se një tjetër pikë kyçe në debatin e nesërm do të ketë dhe lufta në Ukrainë.

Kryeministri Edi Rama do të takohet më 20 shtator edhe me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski (o. Volodymyr Zelensky) dhe do të nënshkruajnë një deklaratë mes tyre.

Debatin e hapur në KS, kryeministri Rama do e drejtojë në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit amerikan, Xho Bajden (o. Joe Biden).

“Çështjet kryesore të debatit gjatë ditës së nesërme do të jenë siguria dhe paqja në botë. Një pikë të rëndësishme në debatin e nesërm do të ketë Ukraina.

Kryeministri Rama gjatë ditës së nesërme do të ketë një takim me presidentin e Ukrainës, Zelenskin, dhe do të nënshkruajnë një deklaratë mes tyre,” deklaroi Shkodrani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme