Rusia sulmon me raketa një bllok banesash në Zaporizhzhia, humbin jetën 2 persona

Një bllok apartamentesh pesë-katëshe në Zaporizhzhia është sulmuar gjatë natës me raketë nga Rusia, e për pasojë 2 persona kanë humbur jetën. Lajmi është bërë me dije nga Kryebashkiaku Anatoly Kurtev, i cili ka thënë më tej, se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja. Administrata Rajonale Ushtarake e Zaporizhzhia tha se Rusia ka përdorur një raketë S-300.
Po ashtu, ushtarët rusë kanë intensifikuar sulmet edhe në Bakhmut, pasi sipas Rusisë, kapja e këtij qyteti do të hapte rrugën për kontrollin e plotë të pjesës tjetër të rajonit industrial strategjik të Donbasit në kufi me Rusinë, një nga objektivat kryesore të pushtimit të saj një vit më parë më 24 shkurt.
Ukraina thotë se Bakhmut ka vlerë të kufizuar strategjike, por megjithatë ka bërë rezistencë të ashpër. Jo të gjithë në Ukrainë janë të bindur se mbrojtja e Bakhmutit mund të vazhdojë pafundësisht.
“Besoj se herët a vonë, ndoshta do të duhet të largohemi nga Bakhmuti. Nuk ka kuptim ta mbajmë atë me çdo kusht. Por për momentin, Bakhmuti do të mbrohet me disa qëllime – së pari, për të shkaktuar sa më shumë humbje ruse dhe për ta bërë Rusinë të përdorë municionet dhe burimet e saj. Asnjë linjë e mbrojtjes nuk duhet të lejohet të shembet. Ka dy mënyra për t’iu qasur kësaj – një tërheqje e organizuar ose fluturim i thjeshtë. Dhe ne nuk mund të lejojmë që fluturimi të bëhet në asnjë rrethanë”, tha anëtari i parlamentit ukrainas Serhiy Rakhmanin, raporton The Guardian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




