Rutte: Lehtësime të mëtejshme të mundshme

Kryeministri holandez Mark Rutte njoftoi lehtësime të ardhshme të masave antiCOVID-19 në vend, nëse rastet vazhdojnë të bien.
Qeveria do të vendosë të hënën nëse raundi i lehtësimeve do të zbatohet, duke filluar nga 19 maji.
Për këtë, shkalla e përdorimit të shtretërve të kujdesit intensiv duhet të ulet me rreth 20%.
Nëse ky kusht plotësohet, kafenetë dhe restorantet do të jenë në gjendje të rihapin tarracat e tyre midis orës 06:00 dhe 08:00 (e krahasuar me 12:00-18:00 aktualisht).
Kopshtet zoologjike dhe sallat e dëfrimit do të jenë në gjendje të rihapin dyert e tyre, në kushte të caktuara, ashtu si edhe sallat sportive dhe pishinat do të jenë në gjendje të rifillojnë aktivitetin e tyre.
“Ne nuk duam asgjë më shumë sesa t’i japim më shumë liri shoqërisë, por as nuk duam të bëjmë gabime, kaq pranë qëllimit”, tha Rutte.
Shtetrrethimi, hyrja në fuqi e të cilit në janar shkaktoi trazirat më të këqija në Holandë në dekada, tashmë është hequr nga 28 prill.
Që nga fillimi i krizës shëndetësore vitin e kaluar, Holanda, që ka një popullsi prej pak më shumë se 17 milionë banorë, ka regjistruar më shumë se 1,5 milionë raste COVID-19 dhe 17 000 vdekje të lidhura me këtë sëmundje./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




